Atentati në Romë, shqiptari u vra në sy të vajzës

Aktualitet

Shqiptari qe është ekzekutuar më 4 plumba në Romë, u sulmua ne sy te vajzes.

Gasper Reci, 43 vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Deri më tani nga hetimet paraprake nuk ka asnjë të dyshuar, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe miqtë e 43 – vjeçarit, por ende nuk ka asnjë pistë të qartë hetimi.

Policia ka thene se në momentin që është qëlluar në banesën e Recit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reci nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

ME TE LEXUARAT