“Unë të kam pasur fiksim ty por…”, çfarë ndodhi mbrëmë pas spektaklit mes Armelës e Damianos

Showbiz

Spektakli i të shtunës mbrëma i reality-show, Big Brother, mbrëmë nuk ka kaluar pa surpriza për publikun. Kështu Vëllai i Madh ka vendosur që beqarët të bëheshin çift dhe të hynin zyrtarisht në shtëpinë e “BB9”. U krijuan tre çifte të reja, Xheni me Bernardin, Dona me Musain dhe Damiano me Armelën.

Edhe pse këta emra kanë pasur jo pak përplasje mes njëri-tjetrit publiku ka menduar që ata të jenë çift në këtë lojë. Por, ajo që bie në sy më shumë është çifti Armela-Damiano, ku këta kanë qenë jo pak të luhatur dhe të lëkundur sa i takon ndjenjës për njëri-tjetrin.

Ama, kjo nuk i ka penguar që të japin puthje sapo kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother dhe kanë qëndruar zgjuar deri në orët e vona të mëngjesit duke folur për strategjitë e lojës, për të fjetur më pas ashtu siç një çifti i ka hije, duke ndarë krevatin bashkë.

Një moment Damiano i ka shprehur Armelës diçka që nuk e kishte treguar më parë.

“Unë të kam pas fiksim që në fillim ty”, i thotë ai Armelës.

“E pse s’më flisje ti mua? Dija unë se çfarë mendoje ti!”, ja kthen ajo. Damiano i thotë të bëjë durim dhe se do ta kuptojë me kalimin e kohës se përse ai u distancua prej saj.

Pra, mund të themi që ky Big Brother sapo ka filluar, ndërkohë që nga shtëpia mbrëmë janë larguar Ejona dhe Ademi basghkë më Egnajtin dhe Kleodianën.

ME TE LEXUARAT