Arian Çani rrëfen publikisht "sëmundjen e tij", por refuzon kurën
Arian Çani tregon për herë të parë “sëmundjen” e tij, për të cilën refuzon kurën. Moderatori i njohur i ka çuditur të gjithë me deklaratën e fundit në “Your Face Sound Familiar”, teksa ka thënë se është i f¡ksuar pas balerinave.
Pas përformancës së nxehtë të Flaka Krelanit si Beyonce, Çani ka marrë fjalën dhe ka kërkuar në një farë mënyrë ndjesë, pasi vëmendja e tij ishte e përqendruar dikur tjetër dhe jo tek Flaka. Kjo pasi këmbët e balerinave e kishin “sëmurur”.
Deklaratën e gazetarit, Alketa e ka menaxhuar me shumë humor, duke thënë se edhe produksioni është duke gjetur kurën për ta “shëruar” nga kjo “sëmundje”. “Alketa, jam mirë! Nuk dua të shërohem!”- është shprehur Çani duke shkaktuar të qeshura në sallë.