4 nga 5 App-set më të shkarkuara janë në pronësi të Facebook-ut
Lajmifundit
/
18 Prill 2017, 15:33
Teknologji
Rrjeti social Facebook vazhdon të ketë rritje të madhe në treg, këtë e dëshmojnë statistikat e fundit në lidhje me aplikacionet më të shkarkuara në botë.
Hulumtimi i fundit nga kompania Sensor Tower tregon se WhatsApp, Facebook, Messenger, Instagram dhe Snapchat janë aplikacionet më të shkarkuara në tre mujorin e parë të vitit 2017.
Shifrat ndryshonin në platformat App Store dhe Google Play, por në të dyja këto dukej se 4 nga 5 aplikacionet që kryesonin listën janë pronë e Facebook.