Ankohen banorët në Elbasan, rrezikohen nga Zaranika

Aktualitet

Në qytetin e Elbasanit rreth 10 qytetarë, banorë të lagjeve përgjatë shtratit të përroit të Zaranikës, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për sistemimin e argjinaturës. Sipas tyre, nga dëmtimi i përroit, në rast prurjesh uji rrezikon t’u marrë para banesat, çka mund të rezultojë fatale dhe për jetët e njerëzve.

Banorët e lagjeve përgjatë përroit të Zaranikës në Elbasan, i bëjnë apel shtetit dhe Bashkisë që të ndërhyjnë për riparimin e plotë të përroit.

Ata thonë se çarja e argjinaturës rrezikohen dhjetëra familje që janë përgjatë rrjedhës së këtij përroi.

Por, nga ky ankim i qytetarëve, Bashkia është përgjigjur se nuk mund të përballojë me fondet e veta investimin që në total shkon në rreth 5 milionë lekë të reja, ndaj po bisedohet me qeverinë për të gjetur një mundësi tjetër për akordimin e kësaj shume.

ME TE LEXUARAT