Zbardhet e vërteta e dinamitit në Fierzë, ja çfarë ka ndodhur

Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes shokuese në liqenin e Fierzës, ku u gjetën tonelata me peshq të ngordhur, reagon Inspektorati i Peshkimit. Sipas këtij institucioni, peshku nuk është vrarë me lëndë plasëse dinamit por dyshohet se peshku është marrë përmes rrjetave të peshkimit në mënyrë të paligjshme nga peshkatarë me qëllim tregtimin. Por sipas Inspektoriatit të Peshkimit, kjo nuk ka shkuar mirë për peshkatarët, të cilët e kanë rihedhur në liqen peshkun e ngordhur.

Ndërkohë, 5 mostra të peshkut dhe të ujit janë dërguar në laboratorin e Institutit të kërkimeve Veterinare në Tiranë për t’iu nënshtruar analizave të plota që do të të nxjerrin zyrtarisht shkakun e ngordhjes së peshkut, të llojit Gjucë.

ME TE LEXUARAT