Tom Doshi shpërthen ndaj ILDKP: Do më kontrolloni çdo vit pasurinë? Sherr me deputeten e PS: Kujdes kur flet!
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate për shkak të një vendimi të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për të hetuar pasurinë të deputetit Tom Doshi.
Teksa po diskutohej ligji për deklarimin e pasurisë, Doshi hodhi akuza se ILDKP është “institucioni më i korruptuar në vend”.
Doshi tha se atij “i bie shorti” për t’u kontrolluar çdo vit pasuria. Përfaqësuesi i ILDKP tha se “Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori”.
Ligji për deklarimin e pasurisë, i cili po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, është pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
DEBATET
Doshi: ILDKP është institucioni më i korruptuar në vend. Kryetari i tij, njeriu më i korruptuar që ekziston.
Doshi: Jeni mashtrues që nga i pari te i fundit. Mos me tregojë fytyra e tij që jam në hetim.
ILKDP: Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori.
Doshi: Mua çdo vit më bie shorti për t’u kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar. Për 22 milionë euro pastrim parash jam akuzuar. Më parë i ka shkuar akuza mediave sesa mua. Kanë 2 vjet që ia shpërndajnë mediave për të përlyer fytyrën time.
Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje.
Kaq është dashur që Tom Doshi t’i kthehet ashpër koleges së tij: Rri aty Vasilika se atë e di unë. Jeni mashtrusa, që nga i pari te i fundit. Mos më tregojë mu fytyra e ktij, që jam nën hetim. Të jesh më e kujdesshme, kur flet! Kuptove?