Policia zbulon identitetin e terroristit në Londër, i bën apel qytetarëve

Bota

Ditën e sotme policia britanike ka publikuar një imazh të sulmuesit në Ëestminster Khalid Masood. Ai është i njohur më parë me emrat; Adrian Elms dhe Adrian Russell Ajao, por ka pasur edhe pseudonime të tjera.

Zyrtarët e policisë kanë bërë thirrje për më shumë informacione rreth Masood.

“Hetimi ynë fokusohet në të kuptuarit e motiveve të tij, përgatitjen dhe bashkëpunëtorët”, tha zv/komisioneri Mark Roëley.

“Përderisa nuk ka prova për kërcënime të tjera, ne jemi të vendosur për të mësuar se në qoftë se ka vepruar plotësisht i vetëm, është frymëzuar nga propagandë terroriste, është inkurajuar është mbështetur nga të tjerë”, tha ai.

Ai i bëri thirrje publikut që të jepte informacione mbi bashkëpunëtorët apo lëvizjet e kohëve të fundit të tij.

ME TE LEXUARAT