Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Aktualitet

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës në Fier për transferimin e tyre nga Fieri për në Uzinën e përpunimit të Naftës në Ballsh, që ata e cilësojnë si mjet presioni nga pronarët e rinj, që të lënë punën.

Protestës së naftëtarëve të Fierit, i janë bashkuar dhe ish- punonjësit e ARMO-s në Vlorë, të cilët kërkojnë pagesat e prapambetura dhe pagesën e sigurimeve shoqërore

‘’ Jemi punonjës të ARMO-s. kemi 22 muaj pa marrë rrogat. Kemi në mënyrë verbale që është shitur impianti 900 mijë euro. 4 hyrje në Vlorë. Qesharake. Le ta shesin, por le të na paguajnë.

-Nuk shkojmë në Ballsh. Na çojnë vetëm për inat. Unë për 1 muaj dal në pension. 700 veta i ka çuar me 200 mijë lekë në shpi.’’- shprehen punëtorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier, i janë drejtuar me anë të një letre KLSH-së dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë.

ME TE LEXUARAT