Lezhë, vajza 8-vjeçare bie nga kati i gjashtë i pallatit

Aktualitet

Në mesditën e sotme, në orën 12:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Lezhës.

Një 8-vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit “Beslidhja”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E mitura ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga dyshimet e para thuhet se vajza ka qenë e vetme në shtëpi.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT