Amvisa shokon të gjithë, e pabesueshme ajo që gjen në vezë pasi e zien (Foto)

Soft

Një grua nga Skocia ka shokuar të gjithë pas asasj që gjeti në vezën e zier. Sally Thomson nga Cumbria ka zier gjashtë vezë pule dhe pasi e ka qëruar njërën prej tyre, ka nisur ta hajë.

Por, pas disa kafshimeve, e ka kthyer tërë ushqimin në pjatë, sepse ndjeu diçka të pazakontë.

“Mendova se mu thye ndonjë dhëmbë, meqë po e haja të thatë, pa asnjë mëlmesë shtesë”, ka thënë Thomson lidhur me rastin. “I vetmi vend prej nga do të vinte ky gurë, ishte brendësia e vezës”.

Hulumtuesit kanë thënë se mund të jetë diamant, të cilin e ka ngrënë pula derisa po ushqehej, që më pas ka kaluar në procesin e krijimit të vezëve.

Sipas të gjitha gjasave, fortësia që ka ky gur i çmuar, ka bërë që të mos shpërbëhet dhe të kaloi tërë procesin deri në produktin final.

ME TE LEXUARAT