Albana Osmani e nderuar, ja dhurata që merr nga kryeministri Rama (Foto)
Albana Osmani, moderatorja e mirënjohur ka ndarë me fansat e saj një dhuratë të marrë nga kryeministri Rama. Ajo tregon se në një takim që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ai i ka dhuruar asaj një fletore me vizatimet e tij të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë. Sapo ka pranuar këtë dhuratë, Albana është emocionuar jashtë mase, duke ndarë kështu me fansat në llogarinë personale në Instagram, dedikimin e faqeve të para të botimit që kryeministri Rama i dhuroi. “Me dashuri Albanës, mars 2017 – Tiranë”, ka shkruar Rama në formë kreative dedikimin e tij për prezantuesen e njohur.
