Alarmi i shkencëtarëve: Cunami i frikshëm që do shkaktojë mijëra të vdekur në Europë

Bota

Shkencëtarët e huaj kanë dhënë alarmin për një cunam që pritet të shkatërrojë brigjet e Spanjës dhe Portugalisë, nuk është dhënë një datë fikse megjithatë ata tregojnë që është vetëm çështje kohësh.

Me anë të një dokumenti ata pretendojnë se këto zona do pushtohen nga një valë gjigante dhe për fat të keq ato nuk janë të përgatitura për një katastrofë të tillë, e cila mund të sjellë të paktën vdekjen e 1200 njerëzve.

Kërdia potenciale është krahasuar me një tërmet i cili krijoi cunamin që vrau më shumë se 10 mijë njerëz në Portugali në shekullin e XVIII.

Këto pretendime dhe frikëra për një cunam të tillë janë shfaqur edhe si dokumentar, i cili mban titullin “La Gran Ola” ose “Vala e Madhe”, aty paralajmërohet nga deklaratat e shkencëtarëve se Gjiri Cadiz, zona më e spikatur nga turistët do goditet nga ky cunam.

Ajo çka është më shqetësuese për ta është mungesa e një sistemi paralajmërues për katastrofa të tilla, një sistem i tillë sipas tyre do u jepte mundësi njerëzve që të zhvendosen para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

ME TE LEXUARAT