Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit

Aktualitet

Emisioni ‘Stop’ ka denoncuar një ditë më parë rastin e një emigrant, të cilit i janë zhdukur 150 milionë lekë nga llogaria e tij bankare tek Tirana Bank. Emigranti është drejtuar tek ‘Stop’ për të kërkuar të drejtën. Sot ka reaguar Tirana Bank.

“Referuar rastit të djeshëm të prezantuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, në lidhje me çështjen e Z. Altin Baruti, Tirana Bank dëshiron të bëjë më dije për opinionin publik qëndrimin e saj:

Tirana Bank menjëherë sapo mori dijeni (në muajin Tetor 2015) në lidhje me pretendimet e Z. Baruti, ndërmori të gjitha hapat e nevojshme për investigimin e brendshëm të rastit në fjalë.

Pasi u shqyrtuan të gjitha transaksionet e kryera nga ky klient, Tirana Bank gjykoi se çështja duhet ti drejtohet Prokurorisë.

Lexoni edhe: Skandal! 150 milion lekë kursime zhduken nga llogaria tek Tirana Bank

ME TE LEXUARAT