Vucic: Do kërkojmë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

22
Kliko per me shume info

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiq u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.

Kliko per me shume info

“Çka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij”, tha Vuçic.

“Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here