EMRI/ Ky është hajduti që vodhi “BMW” në servis, ja si i shmangu mekanikët

11
Kliko per me shume info

Policia ka arrestuar një 31-vjecar me banim në Tiranë pasi ka vjedhur një automjet tip “BMW” në një servis makinash.
31-vjecari i dënuar edhe më parë për vjedhje, është arrestuar brenda pak minutash nga Policia.
Ai ka ruajtur momentin qe mekaniket ne servis nuk e kishin mendjen, ka hypur në makinë, e cila ka qenë e ndezur dhe është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i Policisë:

Kliko per me shume info

Rreth orës 13:44, një telefonate në numrin e emergjencave 112, ka njoftuar se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip “BMW”.

Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Niko Zaimi, 31 vjeç, canues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”

Ky shtetas, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip “BMW”, të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here