Edhe dy viktima nga moti i keq në Durrës e Pogradec

Moti i keq shkaktoi sot edhe dy viktima te tjera. Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, me vdekjen që dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit, ku Anastas Shuka, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga disa të afërm.

Sipas të dhënave, 38-vjeçari Shuka vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja, çka ka forcuar dyshimin se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit.

Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes, burime të policisë kanë konfirmuar se vdekja e 38-vjeçarit është natyrale nisur dhe nga fakti se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, një tjetër viktimë është verifikuar po këtë të martë në Durrës. Bëhet fjalë për një grua që është gjetur e pajetë, edhe ajo në banesën e saj.

Ajo është identifikuar si shtetasja Shpresa Muça, 68 vjeç. Sipas fqinjëve të saj, ajo jetonte vetëm dhe vuante nga një sëmundje kronike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...