Vidhet ora e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e FIFA-s

40
Kliko per me shume info

Një vjedhjeje i ka paraprirë ceremonisë së çmimeve “The Best”, që FIFA akordoi për disa personalitete të futbollit. Dhuratat e përgatitura për 6 fituesit u vodhën në “Kameha Grand Hotel” të Zyrihut, aty ku u mbajt eventi.

Zyrtarët e FIFA-s kanë konstatuar mungesën e orëve pak para se të niste ceremonia. Organizmi që drejton futbollin në botë denoncoi të martën vjedhjen e 6 orëve të markës “Hublot”, të cilat do të shoqëronin edhe trofeun.

Kliko per me shume info

Cristiano Ronaldo, Claudio Ranieri, Carli LLoyd dolën në skenë pa orët në fjalë. Edicioni i prodhuar për këtë event nuk konsiderohet i shtrenjtë. Një ekzemplar i tillë arrin vlerën e 92 mijë eurove.

FIFA ka njoftuar se në ditët e ardhshme personazhet e futbollit të premiuar do të marrin orën “Hublot” të modelit ‘Bing Bang Football’.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here