Momenti kur “Babagjyshi” hyn në klubin e natës dhe vret 39 persona

Kliko per me shume info

Agjencia turke e lajmeve “DHA” ka publikuar dy video që tregojnë se si terroristi hyn në klubin e natës, Reina, në Stamboll, i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri dhe pamje nga brenda klubit ku u krye masakra.

Brenda klubit, autori shikohet tek heq një pjesë nga veshja e tij dhe e hedh përtokë. Pamjet u filmuan nga kamerat e sigurisë në klubin e natës, një nga më të njohurit në Stamboll.

Të paktën 39 persona që po festonin Vitin e Ri në një klub nate në Stamboll janë vrarë barbarisht vetëm një orë e 15 minuta pas mbërritjes së 2017-ës.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes se në sulm “kanë humbur jetën 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj. Në spital janë 65 të plagosur, katër prej të cilëve rëndë.” Policia po kërkon autorin e masakrës në të gjithë vendin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here