“Vaksina antigrip nga Kina?”, reagon ISHP: Ju tregojmë origjinën dhe ilacit

Aktualitet

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike mbi origjinën e vaksinës antigrip të shpërndarë në qendrat shëndetësore të vendit ditët e fundit.

Sipas PD, vaksia është një prodhim kinez, dhe sipas tyre nuk ka asnjë fletëudhëzim në shqip, siç e parashikon dhe rregullorja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pas këtyre pretendimeve të PD, Instituti i Shëndetit Publik sqaron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe opinion publik mbi vendin e prodhimit të vaksinës antigrip dhe fletë udhëzimit.

SQARIMI I PLOTE

1- Vaksina për gripin sezonal: Influenza Vaccine (Split virion, inactivated) e prodhuar nga Hualan Biological Bacterin Co. Ltd është një vaksinë e prodhuar në Republikën e Kinës por e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit si të gjitha vaksinat e tjera të programit të vaksinimit. Kjo vaksinë gjendet në listën e vaksinave te parakualifikuara nga OBSH në linkun e mëposhtëm: : https://extranet.who.int/gavi/PQ_Web/

2- Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të Gripit. Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë një njoftim të tillë që në muajin nëntor. Pavarësisht se ka shumë diskutime mbi këtë dhe ka të dhëna që imuniteti dobësohet derisa fillon sezoni dhe nuk mund të ofrojë mbrojtje të plotë. Gjithsesi ACIP ( Advisory Committee on Immunization) pranë CDC, (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve), SHBA dhe OBSH rekomandojnë që vaksinimi duhet të vazhdoje gjatë gjithë kohës që ka qarkullim të viruseve të gripit dhe duhet të mënjanojmë çdo mundësi të humbur për vaksinim.

3- Vaksinimi ndaj Gripit është një nga mjetet e parandalimit të Gripit dhe zbutjes së peshës së tij në lidhje me formën e sëmundjes dhe kjo është arsyeja që rekomandohet vaksinimi ne çdo kohë si nga OBSH, CDC apo edhe ECDC. Po ashtu të gjithë rekomandojnë që nuk ka preferencë te një vaksine ndaj një tjetre.

4- Vaksina e shpërndarë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendohet është një vaksinë e shoqëruar me fletë shoqërimi në gjuhën shqipe, pra është shpërndarë me udhëzuesit e mëposhtëm:

1. Fleta shoqëruese e vaksinës në shqip

2. Udhëzim mbi ruajtjen, transportin dhe përdorimin

3. Skeda e reaksioneve pasvaksinore

4. Informacion për vaksinimin ndaj gripit

5. Informacion mbi gripin

6. Fakte mite mbi gripin dhe vaksinimin

7. Regjistri model i dokumentimit te vaksinimit

5- Vaksina është siguruar falas fale nja marrëveshje me Partnership for Influenza Vaccine të Global health Task Force dhe me mbështetjen e CDC, Atlanta, Georgia, USA.

Të nderuar kolegë, ISHP njofton se udhëzuesi mbi përdorimin e vaksinës është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore te personeli mjekësor. Gjithashtu është trajnuar edhe personeli mjekësor mbi aplikimin e vaksinës.

ME TE LEXUARAT