Vajza shkon të heqë apandesitin por shokon mjekët me atë që i gjetën

Soft

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare hyri në sallen e operacionit per të hequr apandesitin, por i ka lene te shokuar mjeket me atë që i zbuluan ne brendesi te trupit.

Rasti i jashtëzakonshëm u zbulua javën e kaluar në një studim të publikuar nga Universiteti Nara në Japoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Adoleshentja nga Japonia, e cila nuk është identifikuar, ka lene mjekët me gojë hapur kur gjetën tek ajo tumorin 10 cm të gjerë, brenda të cilit po rritej një tru 3 cm i gjerë.

Gjithashtu brenda tumorit u gjet edhe nje top me flokë. Pas verifikimeve qe bene mjeket per ato cka gjeten, rezultoi se ishte një version ne miniature i trurit të vogël, i cili zakonisht qendron ne mes dy hemisferave te trurit.

Tumori është hequr dhe vajza po ndiqet nga mjeket te cilet thone se po e merr veten.

Rreth një e pesta e tumoreve ovariane përmbajnë inde të huaja, duke përfshirë edhe flokë, dhëmbë, kërce, yndyrë dhe muskuj.

Këto tumore janë quajtur teratomas sipas fjalës greke ‘Teras’, që do të thotë përbindësh.

Nuk dihet se çfarë e shkakton kete lloj kanceri ovarian.

Simptomat? Ndërsa vajza japoneze nuk kishte përjetuar asnjë simptomë, ka pasur disa raporte se femra te tjera me kete lloj kanceri kishin pasur ndryshime personaliteti, mendime paranojake, konfuzion, agjitacion, ose humbje te kujtesës./Panorama/

ME TE LEXUARAT