Sulmi në klubin e natës në Turqi, reagon Vladimir Putin: Krim cinik

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, pas sulmit në lokalin e natës në Stamboll, ku së paku 39 persona kanë humbur jetën.

Putin, në mesazhin e tij thotë se ajo që ka ndodhur në Stamboll ishte një krim cinik.

“Është e vështirë të imagjinosh një krim cinik të tillë. Vrasja e njerëzve të pafajshëm për Vitin e Ri nuk mund të jetë tjetër, përpos se krim makabër”, ka thënë kreu i shtetit rus.

Ai ka shtuar se vlera morale e dy presidentëve është të luftojnë agresionin terrorist. Të dyja shtetet kanë hyrë garantuese për vendosjen e armëpushimit në shtetin sirian.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, në pranga dy të dyshuar

Arrestohen dy persona të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me ...