Sot e nesër ditët më të tmerrshme, ja kur largohet i ftohti siberian

Edhe nesër shqiptarët do të duhet të përballen me temperaturat disa gradë nën zero, ndërsa nga e marta do të nisë edhe rritja e tyre. Sinoptikania Lajda Porja tha për “News24” se sot ka pasur një rënie tjetër të ndjeshme të temperaturave që do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Ajo tha se në të gjithë territorin temperaturat janë në vlera negative.

“Sot ka patur një rënie e ndjeshme temperaturash edhe në krahasim me dje. Edhe nesër do të jetë e njëjta situatë. I gjithë territori në vlera negative. Maksimalja është 1 apo 2 gradë. Sot do të jetë një ditë e ftohtë por pa reshje. Nga e hëna do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave që do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës së ardhshme.

Dita e hënë do të ketë rritje me 2-3 gradë por që nuk është ndjeshme në zonat malore. Diçka më e ndjeshme do të jetë rritja në Ultësirën Perëndimore. Nuk priten reshje por temperaturat do ngelen të ulëta. Nga e marta deri në fundjavë pritet që temperaturat të jenë të ulëta por tipike të dimrit. Ngricat do mbeten prezente për ditë me radhë. Temperaturat në kryeqytet, -6 parashikohet për Tiranën, -16 në zonat malore”, tha Porja.
Prej vitesh Shqipëria nuk ishte përballur me temperatura të tilla që sollën madje borë edhe në vende bregdetare si Durrësi apo në Ultësirën Perëndimore si Fieri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tenton tu japë rryshfet policëve, arrestohet shoferi i trajlerit në Peqin

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të ...