Gjashtë smartphone-t që mbajnë më shumë bateri

Kliko per me shume info

Një ndër anët më negative të telefonave është një bateri jetëshkurtër.

Zakonisht, një telefon mban një ditë të tërë, nëse përdoret në mënyrë të moderuar. Por nëse e përdorni gjatë gjithë kohës është e domosdshme që të mbani gjithnjë me vete karikuesen. Bateritë fillojnë dhe dobësohen me kalimin e kohës duke u bërë më jetëshkurtra.

Kliko per me shume info

Rënia e baterisë mund të jetë problematike, sidomos nëse telefoni ju duhet për punë apo biseda të rëndësishme, por edhe për ata që janë të apasionuar pas lojërave.

Për këtë arsye, portali mbi teknologjinë “CNET” sjell një listë me 6 prej telefonave me bateri jetëgjatë.

1. Motorola Moto Z Play – Mban 23 orë bateri.

2. Samsung Galaxy S7 Active (and S7 Edge and S7) – Bateria e tyre zgjat respektivisht mbi 21, 19 dhe 16 orë.

3. OnePlus 3T – Një telefon me procesorë tepër të fuqishëm dhe bateria që zgjat mbi 16 orë.

4. LeEco LePro 3 – Bateria e tij zgjat 16.5 orë.

5. Huawei Mate 8 – Jetëgjatësia e baterisë së tij është 15 orë e gjysmë.

6. Samsung Galaxy J3 – Edhe bateria e këtij telefoni zgjat 15 orë e 40 minuta.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here