Smartfoni i parë ekzistonte 15 vjet para iPhone-it

Teknologji

smartfonNjerëzit nuk filluan ta përdorin termin “smartphone” deri në vitin 1995. E vërteta është se “celulari i mençur” e kishe bërë debutimin në treg tre vjet më herët.

Ai quhej “Simon Personal Communicator” dhe ishte krijuar nga IBM-ja, 15 vjet para se Apple ta prezantonte iPhone-in, pra ai ishte prezantuar saktësisht në vitin 1992.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Simon...” ishte celulari i parë me të cilin mund të bëje telefonata, por kishte edhe funksione të tjera, transmeton Koha.net. Në atë kohë, ky celular kushtonte rreth 1500 dollarë me kursin e ditëve të sotme, ndërsa në kontratë ishte e përfshirë edhe mbikëqyrja.

Smartphoni i IBM-së ishte shumë ndryshe nga “celularët e mençur” që i njohim ne sot. Ai kishte ekran LCD, ishte i gjatë rreth 12 centimetra dhe i gjerë 3.5 cm.

Përpos shërbimeve bazike, siç ishin telefonatat apo mesazhet, “Simon...” përdorej edhe për të dërguar dhe pranuar e-maila dhe fakse, ndërsa mund të mbajë shënime, dhe kishte një skedarë për t’i regjistruar adresat.

Po ashtu, ky smartfon kishte kalendarë, orët për vende të ndryshme të botës, si dhe një mënyrë për t’i mbajtur në mend oraret tuaja për aktivitete të ndryshme.

Ndërkohë, nëse keni pasur mjaftueshëm memorie, keni pasur mundësi që t’i keni në celular edhe disa aplikacione, transmeton Koha.net, ndërsa janë përdorur disa karta speciale kompjuteri për t’i shtuar kapacitetet e memories.

Pavarësisht se “Simon...” asnjëherë nuk ka qenë kaq i famshëm sa iPhone-i dhe Android-i, kompania IBM ka deklaruar se i ka shitur mbi 50 mijë kopje të këtij celulari.

ME TE LEXUARAT