Operacioni “Fundviti”, arrestohet “skifteri” që bëri kërdinë duke vjedhur në atobusët e Tiranës

42
Kliko per me shume info

Policia njoftoi diten e sotme finalizimin e operacionit “Fundviti” gjate te cilit eshte arrestuar hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës.

Sipas policise, më datë 31.12.2016 specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3 si rezultat i një pune të mirë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Fundviti”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ervis Tako, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Kliko per me shume info

Behet me dije se arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë.

Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë:

-Më datë 31.05.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobuzin urban të linjës së Tiranës së Re, shtetasit G. T., i ka vjedhur, vlerën monetare prej 95.000 lekësh

-Më datë 15.07.2016, pranë ish stacionit të trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases Amerikane B. P. C., i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumenta.

-Më datë 10.08.2016, tek ish stacioni i trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases E. M., i ka vjedhur vlerën monetare prej 80.000 mijë lekë dhe 130 euro.

Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobuzat urban.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here