U kap me kokainë në Londër, i riu shqiptar dënohet me 3 vite e gjysmë burg
Një 25-vjecar nga Shqipëria, i cili u kap me kokainë është dënuar me tre vite e gjysmë burg.
Elton Qosja, 25 vjeç, u dënua për posedim të drogës së klasit të lartë, pasi ishte shpallur fajtor para Kishtlindjes.
Qosja është vënë re nga Policia duke bërë lëvizje të dyshimta në Londër. Nisur nga veprimet e tyre, policia dyshoi se kishte të bënte me një pazar droge pasi Qosja hipi në një makinë Mercedes dhe doli prej saj pas dy minutash.
Më vonë u zbulua se në çantë që Qosja mbante kishte të fshehur kokainë.
Në përfundim të dënimit, shqiptari do të dëbohet në Shqipëri. Ndërkohë, dy personat e tjerë, shoferi i Mercedes-it dhe një tjetër, kanë pranuar se po blinin kokainë nga Qosja, kanë marrë paralajmërim.