Rusia ka të dhëna kompromentuese për Donald Trump? FBI nis hetimet

Bota

Mediat në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbrëmë se agjencia FBI, po zhvillon hetime për vlefshmërinë e pretendimeve se operativistët rusë kanë informacione kompromituese personale dhe financiare, për presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Këto akuza ishin pjesë dyfaqëshe e bashkangjitur në raportin për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, dhe një shtesë që ishte konsideruar shumë e ndjeshme, me të cilën ishin njoftuar vetëm presidenti amerikan, Barack Obama, Donald Trumpi dhe tetë liderë të Kongresit, në takimet gjatë javës së kaluar, ka raportuar rrjeti CNN.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacione të tilla kanë cituar edhe e përditshmja Neë York Times, dhe agjencitë Reuters dhe AP, duke u mbështetur në zyrtarët amerikanë, që kanë folur në kushte anonimiteti.

Zoti Trump është përgjigjur ndaj raporteve në rrjetin Twitter, duke thënë se ato janë “lajme të rrejshme, gjueti totale politike e shtrigave”.

Ekipi i tranzicionit të zotit Trump nuk u ishte përgjegjur menjëherë kërkesave për koment, kanë thënë mediat.

Pritet që sot më vonë gjatë ditës, zoti Trump do të paraqitet në konferencën e paralajmëruar për gazetarë në Nju Jork, në të cilën do të zbulohen planet për ndarjen nga interesat e tij biznesore, pasi ta filloj presidencën më 20 janar.

ME TE LEXUARAT