Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, 6 të vdekur
Një helikopter u rrëzua të martën në një zonë malore të Italisë, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona që ndodheshin në bord.
Mjeti fluturues dyshohet të jetë rrëzuar për shkak të mjegullës, pranë stacionit të skive Campo Felice, pasi kishte marrë prej andej një skiator të lënduar.
Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se, skuadrat e shpëtimit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se kanë gjetur 6 trupa të vdekur.
Helikopteri po e transportonte të lënduarin në një spital në qytetin e Akuilës, kryeqendra e rajonit të Abrucos. Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat italiane, deklarojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para rënies së helikopterit.
Gianluca Marrocchi, kryetar i Bashkisë së qytetit të afërt Lukoli, tha se e kishte parë helikopterin të fluturonte ulët. “Më pasi ai u zhduk në miegull”, tha Marrocchi.
Campo Felice është një resort i njohur për skiatorët, 120 kilometra në perëndim të Romës. Ai ndodhet malin Gran Saso, në anën e kundërt të hotelit Rigopiano, që u mbulua nga orteku i dëborës më 18 janar. Këtu, 14 persona rezultojnë ende të zhdukur.