Rrëfimi i Sabri Fejzullahut: Pas ndarjes nga gruaja e parë mbeta pa para dhe miq!

Showbiz

Një rrëfim tërësisht të veçantë bëri këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu përballë Elita Rudit, në Elite Zone.

Ikona e muzikës tregoi për momentet e vështira në jetë, e një ndër to që ka lënë gjurmë është ndarja nga bashkëshortja e parë.

Ky divorc i kushtoi goxha shumë Sabriut, i cili përpos që humbi shumë në anën materiale për shkak të mentalitetit të asaj kohe humbi edhe miqtë e tij.

Pavarësisht vështirësive, Sabriu ka arritur të rimëkëmbet në karrierë duke u shndërruar për dekada me radhë në një nga këngëtarët më të kërkuar në treg e po ashtu ka ndërtuar një familje të shëndetshme e të komentuar në aspekt shumë pozitiv në shtyp.

ME TE LEXUARAT