“1 milion dollarë pasuri”, Rama reagon për herë të parë për Pezën
Kryeministri, Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatin per pasurinë e deputetit të PS-së, Afred Peza, i cili rezultoi se pak kohë më parë kishte blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë (1 milionë dollarë) në një bankë private të nivelit të dytë.
Një komentues e ka pyetur Ramën duke i bërë një krahasim imagjinar, se sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas 3 vite e gjysëm në detyrë.
Rama i përgjigjet atij se pasuria e deputetit të Qarkut të Elbasanit që kurse ai ka marrë mandatin në fakt nuk është shtuar. Kryeministri thotë se gjithçka janë akuza politike nga opozita.
Komenti nga qytetari Erind: Alfred peza pe 1 vit e gjys beri 1 miliard lek..po pse do rri sajmoja pa marre gje per 3 vjet e gjys minister..mjer moj shqiperi..po na pin gjakun per dit
Pergjigja e kryeministrit Rama: Po te degjosh Shqupin keshtu eshte, miliarda nga te kater anet, po fakti eshte se te ardhurat e Alfred Pezes nuk jane shtuar aspak qekur ka hyre ne politike dhe kete e tregon qarte deklarata e pasurise! Po me ke te flasesh, me kengetaret apo me spektatoret e Shqupit?!