Radha te kolaudimi, kush ka paguar taksat vjet, kontrolli në ditët e para të janarit

Aktualitet

Ditët e fundit të 2016 në pikat e kolaudimit të automjeteve ka pasur rradhë të shumta, dhe për mjaft qytetarë nuk është bërë e mundur marrja e certifikatës së kontrollit teknit të mjeteve pavarësisht se kanë paguar taksën vjetore.

Ministria e Transporteve bën me dije të gjithë qyetaret apo subjektet që kanë paguar taksën e mjetit të tyre në fund te 2016 mund te kryejnë kontrollin teknik dhe në ditët e para te vitit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas transporteve drejtuesit nuk do jenë të detyruar të paguajnë me parë edhe taksën e këtij viti që sapo ka filluar, për të marrë kolaudimin vjetor.

Ndërkohë pikat e kontrollit teknik të automjeteve do të jenë të hapura që në ditët e para të janarit në të gjithë Shqipërinë, por ministria e Transportit nxit shtetasit që të zbatojnë sa më parë detyrimin e kryerjes se kolaudimit, nëse u ka kaluar afati./tch

ME TE LEXUARAT