Vodhën 500 milionë lekë me skemë mashtruese, prokuroria: 35 vjet burg 6 personave

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet, si më poshtë:

1. Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg

2. Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg

3. Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg

4. Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg

5. Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg

6. Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.

ME TE LEXUARAT