Tenton t’i arratiset policisë italiane, në pranga ‘’Skifteri’’ shqiptar

Aktualitet

Policia Italiane ka vënë në pranga një 36 vjeçar nga Shqipëria i cili akuzohej për vjedhje të shumta. Përveç se nën akuzën e vjedhjes, shqiptari do të akuzohet edhe për rezistencë ndaj policisë dhe dëmtim.

Mësohet se shqiptari tentoi të arratiset, por ka dështuar, pasi policia italiane e prangosi atë. Fillimisht, 36-vjecari u përpoq t’i zhdukej policisë me anë të një makine, por më vonë kur pa se nuk po ia dilte dot, i mbathi në këmbë, por edhe kësaj here dështoi, pasi policia e Olgiata arriti ta prangoste.

Ndërkohë, një tjetër person, pasagjer në automjetin e shqiptarit, arriti të arratisej. I arrestuari, emri i të cilit bëhet i ditur u dërgua në polici në pritje të vendimit të gjykatës.

ME TE LEXUARAT