Poposki apel Ramës dhe Thaçit: Mos ndërhyni në punët e Maqedonisë!

Kosovë&Rajon

Platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni me siguri do jetë pengesa kryesore për bisedimet në formimin e qeverisë së re.

Fakti se në përpunimin e saj ka dorë kryeminstri Edi Rama dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaci për shumë analiste dhe njohës të rrethanave kjo duket si involvim në punët e brendshme të një vendi.

Për zv.kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, duket si e padrejtë dhe jo e mirë kur një kryeministër apo kryetar shteti nga vendet fqinje involvohet në mënyrë direkte në punët e brendshme të një vendi.

“Sigurisht që është e rezikshme ky ndikim në një vend me traditë multikulturore. Shumë e largët nga praktika për fiqnjësi të mirë. Derisa të gjithë jemi të dakorduar se e ardhmja është në Europë atëherë lufta është që të sigurojmë stabilitet, qetësi dhe drejtësi për gjithë qytetarët. Gjithmonë jemi të bindur se kemi qenë korrekt në bashkëpunim me fqinjët. Mirë do të ishte dhe ata të na bashkangjiteshin në këtë rrugë në vend që të na minojnë në reziqe të ndryshme”, ka thënë kështu Poposki./Zhurnal/

ME TE LEXUARAT