Policia "ndjekje si nëpër filma" hajdutëve, por përfundon nën kamion
Lajmifundit
/
5 Janar 2017, 16:51
Soft
Për rreth 20 km, një automjet i policisë rrugore në Itali ka ndjekur një automjet të grabitur, në të cilin ndodheshin dy hajdutë.
Por ndjekja me shpejtësi të lartë, si nëpër filma, ka vënë në rrezik jetën e agjentëve të policisë, sepse makina e tyre për shkak të një manovre të gabuar ka përfunduar nën një kamion.
Siç raportojnë mediet lokale, fatmirësisht policët që ndodheshin në të nuk janë lënduar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tiburtina-s, ndërkohë që hajdutët mundën t’ia mbathin bashkë me makinën e vjedhur.