Pakti detar, PDIU: Greqia po tenton të fitojë terren, Shqipëria të reagojë
PDIU ka reaguar sot me nje deklarate ne lidhje me paktin detar mes Shqiperise dhe Greqise.
Kjo parti politike kerkon qe Qeveria shqiptare te sqaroje pozicionin e saj ne lidhje me kete ceshtje.
"Ditët e fundit jemi njohur me një diskutim të zhvilluar në Komisionin e jashtëm të Parlamentit grek në lidhje
me marrëdhëniet greko-shqiptare. Prej atij diskutimi që përfshinte ministrin e ri të jashtëm dhe përfaqsues të disa partive ekstremiste dhe fashiste greke, PDIU beson se ka ardhur momenti të vendosen pikat mbi “i” për disa
çështje. Ne nuk na shqetëson retorika, ëndrrat e çmendura të qarqeve shoviniste dhe fashiste greke, sa kohë që ato izolohen dhe nuk bëhen politikë zyrtare e shtetit fqinjë. Ne na interesojnë qëndrimet e
diplomacisë sonë në lidhje me disa çështje të rëndësishme që mbeten pezull në marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht ajo e përkufizimit të kufijve detarë", thuhet ne deklarate.
Sipas saj, për PDIU-në është inkurajuese të dëgjojmë lajme se Greqia zyrtare mund ta rishikojë pozicionin e vet për njohjen e Kosovës, por mbetet zhgënjyes fakti se kjo njohje mund të shkëmbehet me pranimin e
Marrëveshjes së detit. Ky shkëmbim do të ishte pranim i drejtpërdrejtë edhe nga ana e Greqisë i faktit se me Marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Greqia përfitonte territor shqiptar. Pra
Greqia synon të bëjë Pazar me këtë territor, por ne nuk mund ta pranojmë pazarin.
PDIU kërkon që sa më shpejt të miratohet ligji për kufijtë detarë, një projekt i sugjeruar nga ekspertët e fushës, një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë dhe që na vendos në një pozitë më të barabartë me Greqinë
në lidhje me këtë çështje të mbetur pezull mes nesh, thekson me tej deklarata.
Me tej, PDIU shprehet se nga diskutimi në Komisionin e jashtëm të parlamentit grek mësohet se
qeveria greke në përpjekje për të kompaktësuar pozicionin e vet përkundrejt palës shqiptare, bën diskutime parlamentare për marrëveshjen e detit apo të delimitimit të hapësirave detare. Kjo
është diçka që dhe qeveria shqiptare duhet ta bëjë. Kështu pozicioni i shtetit tonë përkundrejt Greqisë në negociatat e ardhshme do të jetë më solid, pse do të jetë shprehje e qëndrimeve të të gjitha krahëve të
politikës shqiptare.
Po mësohet se dy shtetet tona janë duke zhvilluar një konflikt të heshtur në lidhje me zonat detare të kërkimit të naftës në Jon. Kjo është një arsye më shumë pse shteti shqiptar, nga diskutimi në kanale
diplomatike i problemit duhet të kalojë tek ndërkombëtarizimi i çështjes, tek ftesa për ndërmjetësim i një miku të madh ndërkombëtar të dy palëve. Cështja e naftës nuk është çështje dypalëshe, por
ndërkombëtare dhe interes jetik për kombin tonë.