"Nokia" rikthehet në treg me këtë super-smartphone
Lajmifundit
/
16 Janar 2017, 17:00
Teknologji
Nokia është rikthyer! Kompania e njohur e telefonave ka sjellë modelin e ri të telefonave "Nokia 6".
Telefoni celular ka një ekran 5.5 inch me 2.5D Gorilla Glass, memorie 64 GB, një kamerë të pasme 16 megapixel dhe bateri 3000 mAh.
Aparati në fjalë duhej të lançohej në tregjet ndërkombëtare në fillim të këtij viti me çmimin 245 $, por kompania finlandeze thotë se e ka lançuar pajisjen e re vetëm në Kinë.
Telefoni është bërë shumë i pëlqyer në Kinë dhe mendohet se do ia kalojë iPhone të Apple me shitjet që do ketë.