Arrestohet në Morin, kosovari i kërkuar në Gjermani
Një 26 vjeçar nga banues në Prishtinë u arrestua nga policia kufitare në Morin të Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Në pranga përfundoi Kushtrim Dragusha (Marku), pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti për vjedhje me dhunë.
“Ndaj këtij shtetasi, Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar Urdhërin e Arrestit nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg”, njofton Policia e Kukësit.
Policia ka njoftuar se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.