Momentet e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka diçka për popullin amerikan
Obama po kalon momentet e fundit si president i Amerikës dhe hera e fundit që përshkon Shtëpinë e Bardhë, duke u ndjerë ndihet nostalgjik. Të paktën kështu është shprehur ai kur i janë drejtuar gazetarët. “A keni ndjenja nostalgjike?” e pyeti një gazetar nga ‘Rose Garden’, ndërsa Obama iu përgjigj: “Sigurisht”, shkruan CNN.
“Ndonjë fjalë të fundit për popullin amerikan?” iu drejtua një tjetër gazetar.
“Faleminderit”, tha ai.
Obama ka hyrë në Zyrën Ovale, ku punojnë presidentët amerikanë duke i adresuar një letër pasardhësit të tij të vendosur në “Resolute desk”, një zyrë e shekullit të XIX-të përdorur nga shumë presidentë. Obama shfaqej i qeshur, optimist, teksa hynte në zyrë.