Arrestimi i Haradinaj, Meta: Franca e BE të qartësojnë qëndrimin e tyre

38
Kliko per me shume info

Një ditë pas arrestimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.

Në një deklaratë për shtyp, thuhet se Meta iu bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Kliko per me shume info

Reagimi i Metës:

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhri të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia.

Kryetari Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Kryetari Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here