Makinat e vjetra do instalojnë marmita kataliti të reja, kushtojnë 300-1000 euro

Aktualitet

Detyrimi me ligj për instalimin e katalizatorëve për makinat e prodhimit para vitit 2000 është i papranueshëm për qytetarët. Paisja kushton nga 300 në 1000 euro në tregun e lirë dhe për qytetarët kostoja është shumë e lartë duke kaluar edhe vlerën e makinës.

Së shpejti pritet që në qeveri të mbërrijë nisma ligjore për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të prodhuara para vitit 2000 që synon të frenojë ndotjen.

Sipas një drafti paraprak, makinat e vjetra duhet të plotësojnë standardin e euro 3 ose euro 4, pra instalimin e katalizatorëve që të emetohet ndotja nga gazrat.

Inxhinieri autoteknik Artur Sulçe shpjegon se çfarë do duhet të ndodhe me automjetet e vjetra.

"Të gjitha mjetet e vitit 2000 e kanë marmitën katalitike se kanë filluar nga ’92. Mund të mos e ketë pasur në gjendje pune dhe duhet ta kthejë në gjendje pune, ti bëjne një servis asaj paisje në mënyrë që emetimi i gazit nga kjo të jetë brenda kushteve dhe standarteve trë cilat ka vendosur Ministria e Transportit në përputhje me detyrimet ligjore që ka dhe me BE", tha Sulce.

Nga ana tjetër paisja katalitike në tregun e lirë në varësi të automjetit, kushton nga 300 në 1000 euro. Qytetarët shprehen se kostoja për këtë ndërhyrje në automjet është e papërballueshme për ta.

Inxhinieri Sulçe shprehet se nëse nisma bëhet ligj, ndotja nga automjete do të vazhdojë, pasi cilësia e karburanteve që tregtohen në Shqipëri nuk është e lartë.

"Njëkohësisht element tjetër i veçantë do të ishte këtu dhe një kontroll më i rreptë i karburanteve cilësia e të cilave lë shumë për të dëshiruar në vendin tonë, ne të gjithë e dimë", theksoi Sulce.

Burimet bëjnë me dije se para se drafti të mbërrijë në qeveri, fillimisht do ti nënshtrohet një diskutimi të gjerë me grupet e interesit.oranews

ME TE LEXUARAT