Krim tronditës në Turqi, vret nënën, dy motrat dhe vëllanë
Lajmifundit
/
4 Janar 2017, 20:30
Soft
Një person ka vrarë nënën e tij 80-vjeçare, dy motrat dhe vëllain e tij.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Turqisës në provincën Trabzon. Menjëherë pas krimit, Policia ka rrethuar në banesë të dyshuarin për vrasjen dhe e ka arrestuar.
Dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur nga një “atak histerie” që përfshiu autorin.