Shoferit në Tiranë i vjedhin makinën, por mesazhi që ka ai për hajdutët është i çuditshëm

Kliko per me shume info

Zakonisht kur na humbet diçka apo edhe kur na vjedhin, nevrikosemi dhe nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. Por, shoferi që ka dërguar pranë “JOQ” një vjedhje që ka ndodhur në makinën e tij ka një kërkesë të veçantë.

Ai nuk i mallkon hajdutët, as nuk i shan, por përkundrazi i falenderon dhe madje është i gatshëm që t’ju japë edhe një drekë. Mos u habisni! E ka një arsye për ketë dhe me shumë kulturë ai paraqet këtë rast dhe u bën një thirrje të sinqertë autorëve që i kanë vjedhur ekranin (navi).

Kliko per me shume info

“Përshëndetje JOQ! Mbrëmë tek Unaza e Re më kanë thyer xhamin e vogël të makinës, kanë prishur kroskotin dhe kanë vjedhur ekranin navi siç duket edhe nga fotoja. Kam një mesazh për çunat që e kanë bërë këtë gjë. Ju lumshin duart se keni punuar përfekt pa deme të tjera materiale.

Flm që nuk keni thyer xhamin e madh, por keni thyer të voglin. Flm që nuk keni marrë letrat e makinës, flm që nuk më keni grisur mandatet e bankës që ishin aty, flm që nuk i keni këputur telat e navogatorit, por i keni hequr fishot. Flm që nuk morët pjesët e tjera që keni çmondur. Jam gati që t’ju jap një shpërblim për vullnetin dhe guximin që dilni e thyeni në ato temperatura me disa gradë nën zëro.

Sinqerisht flm dhe njëherë dhe prisni të ngrohet koha se aq lekë sa i shisni ju ato navigatorë nuk ju dalin as për ilaçe nëse do ftoheni. Shkoni dhe hani drekë ku të doni se faturën do t’jua paguaj unë, paradhënie ose mbrapa si të doni”, është ky mesazhi i shoferit për hajdutët.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here