Momenti i tmerrshëm kur gruaja goditet nga rrufeja në plazh
Lajmifundit
/
3 Janar 2017, 16:30
Soft
Një grua braziliane është goditur nga rrufeja në një plazh pranë Sao Paulos.
Videoja tregon gruan duke ecur përgjatë bregut të detit, në një ditë me shi, kur rrufeja e godet. Ajo menjëherë rrëzohet në tokë.
Personi i goditur është identifikuar si 25-vjeçarja Taline Campos, nga Guaruljos, një qytet në Sao Paulo.
Aktualisht, ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.