Duma: 22 vjeçari me 3 gr hashash çohet drejt vdekjes, Eskobari bredh i lirë

51
Kliko per me shume info

Duke iu referuar rastit tragjik te 22 vjecarit Estref Halili i cili i dha fund jetes ne paraburgimin e Rrogozhines nje dite me pare, PD thote se me Edi Ramën kryeministrer, “Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016. Me Edi Ramën, një i ri 22 vjecar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetvrasjes në qeli”.

“Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash. Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.

Kliko per me shume info

Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjecarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit”, tha Duma ne nje deklarate per mediat.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. ku ka te vdekur vete du-dumja duke filluar nga Santo e me rradhe…. I paska marre persiper te gjithe te ndjeret e mjera dume, njelloj si vejusha e zeze…..Sa jane te gjalle nuk ndihet fare kjo, sa nderrojne jete , bel bucja dhe fillon te lehi….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here