“Do arrestohesh, je i dehur…OK OK”. Shoferi bie në pranga, i dha 2 mijë lekë policit

Aktualitet
“Do arrestohesh, je i dehur…OK OK”. Shoferi bie në

Një shofer 27-vjecar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka tentuar ti japë një efektivi 2000 lekë me qëllim shmangien e testit të alkolit.

27-vjecari me iniciale O.V është ndaluar sot nga patrulla e Policisë në rrugën“Dervish Hima”.

Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

DIALOGU:

Polici: Patentën

(Shoferi ndërkohë i merr pasagjerit në ulësen e pasme 2 mijë lekë dhe e fus mes dokumenteve)

Polici: Mos bëj gabim!

Shoferi: Ho mo se kam pi për të pi…

Polici: Do të arrestohet…

Shoferi: OK… OK!

ME TE LEXUARAT