Historia tronditëse e të riut nga Elbasani: Jam abuzuar seksualisht që 12 vjeç
Një djalë i ri nga Elbasani ka rrëfyer në emisionin "E diela Shqiptare" historinë aspak të lumtur të jetës së tij.
Ai tha se është abuzuar seksualisht kur ishte 12-vjec nga një burrë, i cili më pas e kishte detyruar të bënte cfarë ti kërkonte.
Rrefimi:
Jam nga Elbasani. Jam rritur në një familje që babai më ka vdekur, me njerkun nuk kaloja mirë. Edhe mamaja ime trajtohej keq nga njerku. U detyrova të largova të largohesha nga shtëpia, kur isha 12 vjeç.
Një burrë kreu marrëdhënie seksuale me mua dhe unë detyrova të bëja ç’më thoshte ai. Ai filloi të më shiste, ishte person që kishte lidhje me bandat kriminale. Pastaj mora një sëmundje, një lloj infeksioni. Dhe i them që dua të mos vazhdoj më me këto.
Më pas ai më çoi tek një tjetër ku jetonin 6 veta. Ai më tha që do ta heq sëmundjen që ke por do bësh ç’të them unë. Një ditë i them, do iki në spital se jam shumë keq, aty më kapi policia. Më pas njihem me një organizatë që më ndihmoi, më hoqi atë sëmundje që kisha. Më ndihmoi për të mos u shfrytëzuar nga të tjerët