Cudia shqiptare, kokaina shitet online në internet
Lajmifundit
/
16 Janar 2017, 15:43
Aktualitet
Drogat e forta duket se kane filluar të shiten edhe “online”. Në një nga njoftimet në portalet shqiptare dallohet edhe shitja e kokainës.
Nëse shkruani në “Google” “Kokaine për shitje” menjëherë më pas u hapet disa faqe portalesh në të cilat thuhet se mund të blini kokainë të llojeve të ndryshme.
Në njoftimin e çuditshëm thuhet se mund të blini me shumicë por edhe me pakicë kokainë.
Pak minuta pasi është hedhur lajmi ai është fshirë më pas nga rrjeti ku u shpernda. Ende nuk dihet nëse është policia apo vetë personat që e kanë fshirë këtë njoftim për shitjen e kokainës, citon report tv.