Ministri jep alarmin: Britania rrezikohet nga sulmet terroriste
Lajmifundit
/
1 Janar 2017, 16:12
Bota
Ministri britanik i Sigurisë Ben Uallace ka thënë për gazetën “Sunday Times” se Britania mund të rrezikohet nga ana e sulmeve terroriste. Uallace e ka argumentuar këtë gjë, duke thënë se militantët e ISIS u dëbuan nga Siria dhe Iraku e tanimë mund të kryejnë një sërë sulmesh.
Sipas ministrit të Britanisë së Madhe, sulmet mund të drejtohen për në Europë, por edhe në territoret britanike.